Imazhistikë

Rreze-X, ultrasonografi dhe ekografi për diagnostikim të saktë.

Pershkrimi i sherbimit

Departamenti i Imazhistikës në Clinica MCU ofron diagnostikim me imazhe të avancuar duke përdorur pajisje moderne të teknologjisë europiane. Imazhet janë të cilësisë së lartë dhe interpretohen nga specialistë me përvojë.

Shërbimet tona përfshijnë radiografinë digjitale (rreze-X), ultrasonografinë abdominale, pelvike, tiroide dhe vaskulare, si dhe ekografinë obstretike dhe gjinekologjike. Teknologjia digjitale mundëson imazhe me cilësi superiore dhe doza minimale rrezatimi.

Të gjitha rezultatet arkivohen në formë digjitale dhe mund t'i vihen në dispozicion pacientëve dhe mjekëve referues në kohë reale. Departamenti ynë punon në koordinim të ngushtë me të gjitha specialitetet e klinikës për diagnostikim të integruar.

Cfare ofrojme

Radiografi digjitale (rreze-X)
Ultrasonografi abdominale
Ekografi tiroide dhe qafe
Ultrasonografi vaskulare (Doppler)
Ekografi obstretike dhe gjinekologjike
Ekografi muskuloskeletore
Arkivim digjital i imazheve (PACS)
Interpretim nga specialistë me përvojë

Mjeket tane per kete sherbim